Të shtunen këto rrugë të Gjakovës pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në ora 14:00
KEDS-i ka konfirmuar se të shtunen më 18 Nentor.2017 do të ketë ndërprerje të rrymës në disa zona të Gjakovës. Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e trafos së Socialit ku do të këputet LP 10/20kVa dhe do të vazhdojë rryma deri në TS e ri pas banesave ku do të bëhet një muf i kabllit 1×150 nëntokësorë dhe dy koka të jashtme.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Abedin Tërbeshi, Ali Ibra, Ferhat Binishi (një pjesë), Ismail Qemali, Marin Barleti, Mazllum Lakuci, Mbretëresha Teutë, Nënë Tereze, Përmet Vula (një pjesë), Petro Nini Luarasi, Tirana, Skënderbeu (një pjesë), Tefik Çanga dhe Vëllezërit Frashëri.