Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Të premten premiera “Shtëpia e Fizikanëve”

Trupa artistike e Tearit të qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë pas përgatitjeve intensive, të premten, 7 Qershor, në orën 19.00 shfaq premierën e komedisë “Shtëpia e Fizikanëve” me regji të Kastriot Saqipit. Në këtë shfaqje të autorit Fridrih Durman, bëhet fjalë për periudhën e pas luftës së dytë botërore dhe fillimin e përdorimit për luftë të mjeteve shkatërruese në masë.

Asistent i regjisë është Valon Pallaska ndërsa skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli.

Rolet i interpretojnë: Besfort Berberi, Ylber Mehmeti, Alban Goranci, Elida Shasivari, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Vlera Pylla dhe Yllka Lota.