Thursday, April 11, 2024
Lajme

Të respektohen rregullat në trafik, në të kundërtën “shkon” patentë shoferi !

Për pesë muajt e parë të këtij viti në regjionin e Gjakovës, për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut rrugor, pa patentë shoferi kanë ngelur rreth 410 shoferë.  Policia e Kosovës  është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve. Sipas policisë, në nivel vendi  2 mijë e 506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5 mijë e 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.  Në  regjionin e Gjakovës , ku hyjnë komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, sipas Albin Sahatqisë, komandant i trafikut për regjionin tonë, gjatë pesë muajve  iu është marrë patentë shoferi 410  shoferëve që  janë zënë duke drejtuar makinat  pa i respektuar rregullat e trafikut, ndërkohë që  rreth 600 shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *