Të rinjtë e KF Gjakova në Durres
Klubi i Futbollit Gjakova me 4 grupmoshat ka qëndruar për tre ditë në qytetin e Durrësit në kuadër të përgatitjeve para fillimit të kampionatit. Futbollistët e moshave 13, 15 dhe 17 vjeçare nga Gjakova me këtë rast kanë zhvilluar ndeshje miqësore me moshatarët e tyre nga skuadrat: Teuta e Durrësit, Besa e Kavajës, Shkëndija e Tiranës dhe “Mehmet Akif” të Elbasanit.
Drejtuesit e klubit janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura në këto ndeshje.