Të shtunën Festivali Lyra fest
Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë “Lyra Fest 2019” do të mbahet më 16 nëntor 2019, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ky Festival është themeluar në vitin 2007 nga OJQ Neo Musica në Gjakovë. Sivjet realizohet edicioni i 13-të duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës.
Drejtuesi dhe organizatori I këtij festivali, Kujtim Nushi ka thënë se nga 28 këngë konkuruese janë zgjedhë dhe do prezentohen 18 këngë të pa publikuara më parë nga fëmijë të talentuar dhe autor këngësh tash më të njohur në skenën muzikore mbarë shqiptare.
Duke përfshirë dhe këtë vit numri i këngëve pjesëmarrëse kalon mbi 240 me autor të ndryshëm nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.
Festivali ka për qëllim të krijoj një vend për fëmijë të talentuar në këndim, për kompozitor, orkestrues dhe tekstshkrues ku do shprehin talentin e tyre e ndoshta për shumëkë do fillonte një jetë e re artistike muzikore.
Festivali Lyra Fest për çdo vit është në rritje, vetëm këtë vit ka arritur të mbledhë këngë nga këto qytete: Gjakovë, Pejë, Deçan, Prishtinë, Ferizaj, Skenderaj, Fushë Krujë, Elbasan, Oberhauzen – Gjermani dhe Lausanne – Zvicër.
Lyra Fest është vazhdimësi e festivalit të këngës për fëmijë të kultivuar për shumë vitë në qytetin e Gjakovës.
Lyra Fest ka karakter garues dhe fëmijët pjesëmarrës janë nga mosha 5 deri në 13 vjeq.
Edicioni i parë i Lyra Fest është mbajtur me 27 shtator të vitit 2007, për tri netë me rradhë: nata e parë e këngës për fëmijë; nata e dytë e muzikës popullore dhe nata e tretë e muzikës argëtuese për të rritur. Nga edicioni i dytë mbahet vetëm festivali i këngës për fëmijë.
Kori i fëmijëve po përgatitet nga profesoresha e muzikës Edonjeta Hajdari. Festivali mbështetet nga Drejtoria për Kulturë në Gjakovë dhe MKRS.