Tuesday, November 5, 2024
AktualeKulturë

Të shtunën fillon Java e Mitingut të  poezisë, me 15 Maj Ora qendrore

Java e Mitingut
Foto arkivi, Mitingu i 50-të Tryeza

Mitingu i 51-të, fillon të shtunën me Javën e Mitingut ndërkohë që mbrëmja qendrore mbahet me 15 Maj. Kjo ngjarje kulturore mbahet me një ndryshim të vogël të datës, ndërsa, janë siguruar të gjitha kushtet që të jetë madhështor dhe dinjitoz, ka njoftuar Klubi letrar Gjon Nikollë Kazazi që është organizator i këtij manifestimi. Sipas tyre janë ftuar poetë ndërkombëtarë, dhe është marrë  konfirmimi për ardhjen e poetit norvegjez, Erling Kittelsen. Po ashtu, do të vijnë poetë nga Tirana, Shkupi, Ulqini, Presheva e shumë të tjerë anë e kënd Kosovës.

Mitingu mbahet ditën e premte, më 15 maj 2015, duke u nisur me orën poetike për të vegjël, pranë shtatores së Nënë Terezës, në Gjakovë. Ndërsa tribuna është shumë e pasur me përkujtimin  e veprimtarisë së autorit të më shumë se 90-të vepra letrare, Teki Dërvishit. Kumtesën për veprimtarinë artistike të Teki Dërvishit, e mbanë Ramadan Musliu, dhe Agim Byci.

 

Ora Qëndrore e poezisë do të jetë më 15 Maj, në orën 19-të.

Ky manifestim poetik  nisë me Javën e Mitingut, ditën e shtunë, më 9 majë, me promovimin e veprës shumë interesante “Kjo është Gjakova”, të autorit Nesim Vala. Kjo javë e promovimeve vazhdon ditën e marte me promovimin e veprës “Foleja e shpirtit”, autor Shefqet Dinaj. Ditën e mërkurë, 13 maj,  “Shtegtimi i Lirisë”, autor Brahim Avdyli dhe të enjten promovimi i librit “Ti flasësh heshtjes” të autores Gresa Radoniqi. Ditën e enjte, në orën 13-të, mbahet ora e të rinjtë të qytetit të Gjakovës.