Të shtunen protesta të reja kundër Jabllanoviqit
Lëvizja “VETVENDOSJE” në Gjakovë, së bashku me shoqatën “Thirrjet e nënave”, të shtunën në qendër të qytetit do të organizojnë protestë gjithëpopullore, për dorëheqjen e ministrit serb në qeverinë e Kosovës Aleksandër Jabllanoviq.
Një ditë para kësaj ngjarje, në shoqatën Thirrjet e nënave u organizua një takim me gazetarë ku, Nysrete Kumnova dhe Dritan Çaushi edhe një herë e bënë të qartë qëllimin e kësaj proteste.
“Ministri i Qeverisë së Kosovës Jabllanoviq nuk fyu vetëm nënat gjakovare port ë gjitha nënat shqiptare që I kanë bijtë e tyre të zhdukur, të kindnapuar e të vrarë”, tha kryetarja e shoqates Thirrjet e nënave, Nysrete Kumnova duke kërkuar që në protest të marrin pjesë të gjithë: shoqëria civile, partitë politike, dhe përfaqësues tjerë. Ndërkaq Dritan Caushi I Livëzijes Vetvednsoje sqqaroi se kjo protestë nuk organizohet për përfitime politike sepse Lëvizja vetvendosje në vazhdimsi ka qenë mbështetëse e nënave gjakovare .
Duke sqaruar asryetimin për këtë protesët ai ka thënë se “Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e qëllimit tonë, largimin e ministrit Jabllanovic. Nëse nuk reflektohet edhe nga protesta e nesërme , hapi I ardhëshëm është protesta te Kryeministria në Prishtinë.
Nysrtee Kumnova dhe Dritan Çaushi kanë ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’ marrin pjesë në këtë protestë për t’I dhënë fund ministrave që e quajnë Kosovën pjesë të Sërbisë dhe me deklaratat e tyre ofendojnë popullin e Kosovës. Protesta mbahet nesër prej ores 14, me pikë takimin në Parkun qendror të qytetit në Gjakovë.(z.v)