“Ftesa që na ka arritur nga organizatorët e këtij festivali na ka gëzuar për faktin se në këtë ngjarje të rëndësishme mbarëkombëtare përzgjedhja e trupave artistike është bërë me një vlerësim të lartë profesional. Megjithë telashet financiare me të cilat po ballafaqohemi tash sa vite, ne nuk jemi shmangur profesionalizmit dhe vlerave të mirëfillta skenike” tha Kastrati
Sipas Kastratit një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet më të mira, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani.
“ Ne shkojmë për të prezantuar vlerat tona. Fakti se jemi përzgjedhur për të hapur këtë festival është një vlerësim I madh I organizatorëve. Se a do të marrim ndonjë çmim që do të na gëzonte pa masë, kjo mbetet çështje e jurisë”, tha Kastrati I bindur në profesionalizmin e lartë të aktorëve dhe punës së regjisorit në inskenimin e kësaj shfaqje.
Ndryshe në shfaqjen “Kolonel Zogu”, e cila përshkruhet me skena sa komike aq edhe tragjike nga Lufta e dytë botërore, luajnë: Ylber Bardhi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Myrvete Kurtishi, Valon Pallaska, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli ndërsa muzikën Ard Islami. Premiera e kësaj shfaqje ishte pritur shumë mirë nga publiku gjakovar.
Anipse ngjarja zhvillohet në një manastir të harruar diku në malet e Bullgarisë, ku një grup të çmendurish arrijnë të organizohen në një tog ushtrie dhe të papenguar bëjnë një udhëtim nëpër Ballkan e Evropë, deri në Strasburg të Francës, kjo korrespondon edhe me aktualitetin dhe e mbanë kureshtar adhuruesin e artit skenik nga fillimi deri në fund.
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani” për një javë pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në teatrin “Anton Zako Çajupi” në Korçë.(gjakovares.info)