Saturday, March 23, 2024
Kulturë

Teatri i Gjakovës mbyll një vit të vështirë por suksesshëm, pret më mirë në 2020

Teatri i qytetit Hadi Shehu në Gjakovë si institucioni më i lartë kulturor në vend, emblemë e qytetit tonë, vitin 2019  e kaloj me shumë vështirësi, halle, probleme dhe mungesa tepër të mëdha të stafit administrativ, teknik dhe artistik. Mirëpo, sipas drejtorit Edi Kastrati, falë angazhimit dhe dashurisë për punë, duke e shfrytëzuar kolegialitetin dhe profesionalizmin, u arrit që viti shkuar të mbyllet me sukses. Janë realizuar dy premiera: “Shtëpia e fizikanëve” me regji të Kastriot Saqipit dhe “Shumë zhurmë për asgjë” të Shekspirit e në regji të Zana Hoxhes”. Pastaj janë shfaqur shumë repriza, me pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë Kosovës, duke u shpërblyer me çmime dhe duke e përfaqësuar me dinjitet Gjakovën dhe Kosovën.

Të kujtojmë se me shfaqjen “Shumë zhurmë për asgjë”, Teatri i Gjakovës mori pjesë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, pastaj në Festivalin ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë dhe sëfundmi ishte në Zagreb para adhuruesve të artit skenik me ftesë të Unionit Shqiptar në Kroaci.

“Misioni dhe qëllimi ynë u përmbush për publikun pa u hetuar problemet dhe mungesat tona sepse ne jemi ata që për publikun ekzistojmë”, ka thënë drejtori i Teatrit Edi Kastrati, i cili shpreson se viti 2020 do të jetë më i mirë dhe do të zbatohet grandi i fituar qeveritar, duke e plotësuar stafin e teatrit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *