Teatri i qytetit Hadi Shehu në Gjakovë si institucioni më i lartë kulturor në vend, emblemë e qytetit tonë, vitin 2019 e kaloj me shumë vështirësi, halle, probleme dhe mungesa tepër të mëdha të stafit administrativ, teknik dhe artistik. Mirëpo, sipas drejtorit Edi Kastrati, falë angazhimit dhe dashurisë për punë, duke e shfrytëzuar kolegialitetin dhe profesionalizmin, u arrit që viti shkuar të mbyllet me sukses. Janë realizuar dy premiera: “Shtëpia e fizikanëve” me regji të Kastriot Saqipit dhe “Shumë zhurmë për asgjë” të Shekspirit e në regji të Zana Hoxhes”. Pastaj janë shfaqur shumë repriza, me pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë Kosovës, duke u shpërblyer me çmime dhe duke e përfaqësuar me dinjitet Gjakovën dhe Kosovën.