Teatri i Gjakovës në Festivalin mbarëkombëtar Moisiu on
Teatri i qytetit Hadi Shehu nga Gjakova do të jetë pjesë e Festivalit mbarëkombëtarë online Moisiu on që organizohet nga Teatri Kombëtarë i Tiranes. Sipas drejtorit të Teatrit Hadi Shehu të Gjakovës, Edi Kastrati, me 3 mars, Teatri i qytetit do të prezantohet me shfaqjen “Dorëzimi në spokan” me regji të Ilir Bokshit.Kastrati ka thënë , se ky festival ka një rëndësi të madhe në këtë kohë pandemie.
“Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, ku po marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Nga 23 Shkurti çdo ditë në orën 19:00, ‘teatri vjen në shtëpinë tuaj’ nëpërmjet një dritare virtuale, livestream në facebookun e Teatrit Kombëtar dhe në facebookun e teatrove pjesëmarrëse.
“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, sponsorit gjeneral Raiffesien Bank dhe Bashkisë Tiranë.
Festivali do të jetë në formë konkurimi dhe çmimet do të ndahen nga vetë artistët. Natën e fundit të festivalit do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:
1- Shfaqja më e mirë – mundësuar nga Raiffesen Bank
2-Regjia më e mirë – mundësuar nga Bashkia Tiranë
3-Aktori protagonist më i mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
4-Aktorja protagoniste më e mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
5-Aktori joprotagonist më i mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
6-Aktorja joprotagoniste më e mirë – mundësuar nga Ministria e Kulturës
7-Aktori/Aktorja e re më e mirë – mundësuar nga Bashkia Tiranë
8-Çmimi i karrierës – mundësuar nga Ministria e Kulturës
9- Çmimi i publikut – mundësuar nga Teatri Kombëtar
Kalendari
Festivali Mbarëkombëtar i teatrit Online
Shkurt-Mars 2021
Teatri Shqiptar Shkup, me shfaqjen “Makbeth” nga W.Shakespeare ,regjisor Diana Dobreva. 23 Shkurt ora 19:00
Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, “Arturo UI” nga Brecht, regjisor K.Londo DT.24 Shkurt ora 19:00
Skena e pavarur “Black bird”,nga Davd Harrower, regjisor Donard Hasani DT.25 Shkurt ora 19:00
Teatri “Aleksander Moisiu”, Durres, “Martesa” me regji të Driada Dervishit. DT.26 Shkurt ora 19:00
Teatri i Gjilanit – Shfaqja “Aylan” nga Jeton Neziraj, regjisore: Blerta Neziraj. DT.27 Shkurt ora 19:00
Teatri “Zihni Sako”, Gjirokaster – tragjikomedine “Fqinjet” nga Rruzhdi Pulaha. DT.28 Shkurt ora 19:00
Skena e pavarur “Mashtrimi” nga Antony Shaffer, regjisor Artan Imami Dt. 1 Mars ora 19:00
Teatri “Migjeni”, Shkoder, me shfaqjen “Jugori” , regjisor Dino Mustafic Dt. 2 Mars ora 19:00
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, Gjakove – “Dorëzimi në Spokan” nga Martin McDonagh me regji të Ilir Bokshit. 3 Mars ora 19:00
Skena e pavarur, Teatri Rikthim, “Qyteti I akuzuar” nga Teodor Laço, regjisor Bajram Torba 4 Mars ora 19:00
Teatri “Metropol”, me shfaqjen “Endrra e nje Nate Vere” te W.Shekspir me regji te Armela Demaj. 5 Mars ora 19:00
Teatri “Adriana”, Ferizaj, me shfaqjen “OH, OH XHULIA” nga Efraim Kishon Regjisor: Besim Ugzmajjli 6 Mars ora 19:00
Teatri “Bylis”, Fier – “Zija e Bardhe” pershtatje e komedise “Zi e me zi” te Kristo Floqit me regji te Milto Kutalit. 7 Mars ora 19:00
Teatri Shqiptar, Kumanovë, me shfaqjen “Në det” nga Sllavomir Mrozhek, regjisor Qëndrim Rijani 8 Mars ora 19:00
Teatri “Petor Marko”, Vlore, me shfaqjen” “Në shtëpi në orën shtatë” me aurtor Robert Sedrik Sherif, regjia Roland Minga 9 Mars ora 19:00
Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, ” Monserati “- Autor Emanuel ROBLES dhe regjia Roland ROSHI. 10 Mars ora 19:00
Teatri “Andon Zako Çajupi” , Korçe “Kopshti i vishnjeve” nga Çehov, regjisor Dino Mustafiç Dt. 11 Mars ora 19:00
Skena e pavarur, “Kush e solli doruntinën” nga Ismail Kadare, regjisor Laret Vasili 12 Mars ora 19:00
Teatri Kombetar i Prishtines – “Zgjimi i pranveres” nga Frank Winekind me regji te Zana Hoxhes, (bashkprodhim ne mes TKK-se dhe Qendres Artpolis) 13 Mars ora 19:00
Teatri Kombetar “Galaksia”(Skena nga një ekzekutim) nga Howard Barker, regjisor Rovena Lule Kuka 14 Mars ora 19:00
14 Mars ora 21:00 Finalja e festivalit, votimi dhe ndarja e çmimeve