Teatri I Gjakovës rrëmben 4 nga 6 çmime të Festivalit të Komedisë shqiptare
Festivali i Komedisë shqiptare që mbahet tash e 13 vite në Preshevë, ka përfunduar të premten në mbrëmje me një sukses jashtëzakonisht të madh të Trupës artistike të Teatrit të Gjakovës. Në festivalin që filloi me 7 Nëntor dhe përfundoi sonte ishin në konkurrencë trupa artistike nga Mitrovica, Korça, Gjakova, Prishtina dhe shfaqja përmbyllëse ishte nga qyteti organizator- Presheva.
Teatri i Gjakovës me komedinë “Gënjeshtrat” të regjisorit Kastriot Saqipi triumfoi duke rrëmbyer 4 prej 6 çmimeve të ndara nga festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” -Presheva2016
- -Shfaqja më e mirë “Gënjeshtrat”
- -Regjia më e Mirë- Kastriot Saqipi
- -Aktori më i mirë mashkull- Edmond Hafizademi
- -Aktorja më e mirë femër në rol dytësor – Myrvete Kurtishi
Organizatorët e festivalit ndanë mirënjohje për vepër jetësore mbi 50 vite në skenë për Aktorin dhe doajenin e skenës Hysen Binaku.