Teuta- Vëllaznimi 1:2
Skuadra e Vëllaznimit në kuadër të ciklit përgatitor që po zhvillojnë në Durrës kanë zhvilluar dje edhe ndeshjen e tretë kontrolluese, ku këtë herë janë përballur me skuadrën nga Superliga e Shqipërisë Teutën nga Durrësi. Gjakovarët me dy golat e përforcimit Ramadan Kryeziu kanë shënuar fitore me rezultat 2:1. Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese për skuadren “Kuq e zi”. Sot ka gjasë të zhvillohet ndeshja e katërtë me Shkëndijen e Tetovës, ndërkohë që pas 10 ditësh qëndrimi në Durrës, neser Vëllqaznimi pritet të kthehet në Gjakovë.(z.v)