Thatësi në ara, gruri i zbeht!
Moti aktual pa të reshura nuk po u shkon fare për shtati kulturave bujqësore të vjeshtes, sepse mungesa lagështisë ka bërë që bima e grurit të zverdhet. Prodhuesit e grurit nga komuna e Gjakovës që kanë derdhë djersë, kanë bërë mundë dhe kanë shpenzuar mjaftë për të mbjellur arat e tyre me grurë, po ndjehen të shqetësuar për gjendjen e grunajave.
Agron Zorra , eksperti i bujqësisë në Drejtorinë komunale të Bujqësisë thekson se mungesa e reshjeve një kohë të gjatë ka bërë që bima e grurit të zbehet dhe me këtë të rrezikohet rendimenti.
‘Për grurin i mireseardhur do të ishte bora e cila do ta mbronte nga ngricat’ , tha Zorra.
Ndryshe në komunen e Gakoves janë të mbjellur rreth 5 mijë hectare me grurë.