“Thirrjet e nënave” kundërshtojnë takimin Jahjaga-Nikoliq në Bruksel
(e plotësuar)
Shoqata Thirrjet e Nënave në Gjakovë të martën, në një takim me gazetarë ka shprehë kundërshtinë për mbajtjen e takimit Jahjaga -Nikoliq . Nysrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” ka njoftuar me letrën që ia kanë dërguar presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e në të cilën kërkohet që të mos takohet me presidentin serb, përfaqësues dhe pjesëmarrës i regjimit të tmerrshëm që na ka shkaktuar fatkeqësitë më të mëdha, humbjet pa gjurmë të të afërmve.
“Ju jeni vetë grua, jeni një nënë e ardhshme dhe ne nuk jua urojmë kurrë të provoni as një të njëmijtën e kësaj që po përjetojmë ne. Por i bëjmë thirrje ndjeshmërisë suaj, dhe përgjegjësisë suaj ndaj çështjes së nënave që ende nuk e dinë se ku i kanë bijtë e tyre, të rrëmbyer prej regjimit të antishqiptarëve si Milosheviqi dhe si vetë Nikoliqi apo Daçiqi,” tha Kumnova.
“Thirrjet e nënave” I kanë bërë thirrje ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë së presidentes ndaj çështjes së nënave që ende nuk e dinë se ku i kanë bijtë e tyre, të rrëmbyer prej regjimit të antishqiptarëve si Milosheviqi dhe si vetë Nikoliqi apo Daçiqi.
“Ende nuk është vënë drejtësi për krimet në Kosovë. Ju e dini mirë se mijëra gra janë dhunuar prej paramilitarëve dhe ushtarëve pushtues të ndikuar nga ideologjia fashiste e raciste e vetë Nikoliqit,” thuhet në letrën që kjo shoqatë ia ka dërguar presidentes Jahjaga.
Ndryshe, takimi midis presidentes së Kosovës, Atiferte Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq do të mbahet më 6 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.
Shoqata Thirrjet e Nënave në Gjakovë për të martën kanë paralajmëruar një takim me gazetarë për të shprehur kundërshtinë për mbajtjen e takimit Jahjaga -Nikoliq .
“Do të kërkojmë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që mos të pranojë të takohet me Presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq. Ne jemi kundër këtij takimi dhe nuk e përkrahim këtë takim,” thuhet në njoftimin e kësaj shoqate për takimin e nesërm me gazetarë të nënshkruar nga Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqatës Thirrjet e Nenave.
“Po i bëjmë thirrje ndjeshmërisë suaj, dhe përgjegjësisë suaj ndaj çështjes së nënave që ende nuk e dinë se ku i kanë bijtë e tyre, të rrëmbyer prej regjimit të antishqiptarëve si Milosheviqi dhe si vetë Nikoliqi apo Daçiqi.
Ende nuk është vënë drejtësi për krimet në Kosovë. Ju e dini mirë se mijëra gra janë dhunuar prej paramilitarëve dhe ushtarëve pushtues të ndikuar nga ideologjia fashiste e raciste e vetë Nikoliqit,” thuhet në letrën që kjo shoqatë ia ka dërguar presidentes Jahjaga.
Ndryshe, takimi midis presidentes së Kosovës, Atiferte Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq do të mbahet më 6 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.