Thirrjet e Nënave”: Mos na harroni brengen tonë
Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë, përmes një komunikate për opinion, ka shpreh edhe një herë brengen e familjarëve të të pagjeturve dhe ankthin e pritjes për mos zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe për neglizhencën e Institucioneve vendore e ndërkombëtare rreth kësaj qështje. Në këtë komunikatë thuhet se I gjithë spektri politik i Kosovës është orientuar në fushatë zgjedhore, duke e harruar plagën e hapur të familjarëve, zvarritje kjo që I shkon përshtati ish pushtetit kriminel serb për t’humb gjurmët e krimit dhe gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.