“ Thuaj JO substancave narkotike “
Në kuadër të implementimit të projektit “ Thuaj JO substancave narkotike “ projekt i cili do të fillojë së implementuari me fazën e dytë, iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në Gjakovë mbahet një ligjëratë vetdijësuese për ë rinjtë.
Ligjërata do të mbahet me nxënës të shkollave të mesme të klasave të X-ta dhe XI-ta,po ashtu edhe me te rinjtë e Qendrave Rinore dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit qytetit Gjakovë,në pallatin e kulturës “ Asim Vokshi”,më datë 30.01.2013 duke filluar nga ora 13:00.