Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

“Time to Help” ndihmon me veshmbathje 3.500 familje

Ndihmat (1)Organizata turko-gjermane “Time to Help” kësaj radhe është përcaktuar për Komunën e Gjakovës, e cila si institucion edhe ka qenë kontribuese për mbështetje të tillë humanitare në dobi të 3.500 familjeve të përzgjedhura si raste më me nevojë për mbështetje. Ndihmat që kjo organizatë ka filluar t’i shpërndajë që në ditën e djeshme do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, dhe nga ky kontingjent ndihmash këto familje do të përfitojnë në veshmbathje si dhe pesëmbëdhjetë karroca për invalidë.