Instrumentisti i njohur hungarez me famë botërore, Terék József , një interpretues i shquar me një instrument karakteristik muzikor dhe një muzikant i njohur i skenës së artit popullor hungarez, të enjten në mbrëmje, mbajti koncert në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Ai interpretojë vepra të ndryshme nën shoqërimin e mësimdhënësve të shkollës së muzikës Arbresha Shehu, Alzan Gashi si dhe nxënësit Vesa Xharra, Genta Zorra dhe Fehmi Shala. Vlerat e larta interpretative të artistit hungarez me tingujt karakteristik të instrumentit tarabado, që me tingujt e prodhuar është mes klarinetes dhe saksofonit, u mirëpritën nga artdashësit gjakovarë.