Atleti Tirron Mamusha, që vitin 2020 e mbylli me shumë suksese mbarë e ka nisur edhe këtë vit. Atleti gjakovar, që tash e përfaqëson klubin Elbasani të enjten , ka rritur një sukses të madh në Kampionatin dimëror në atletikë.
“Sot ishte gara e parë që garoja për ekipin tim të ri Elbasani në Kampionatin dimëror Shqiptar. Garova në disiplinat 3000 dhe 1500 metra. Në 3000 metra sigurova pozitën e dytë dhe në 1500 metra u shpalla kampion i Shqipërisë” ka njohtuar vet Tirroni në rrjetet sociale.
Më tutje ai ka njohtuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Arben Hamiti për të filluar punën së bashku.