Vrapuesi i dalluar gjakovar, Tirron Mamusha është shpallur kampion i Kosovës në garën prej 5 mijë metrave në Kampionatin Individual të Kosovës në atletikë, që ditë më parë, u mbajt në Mitrovicë.
Ky sukses erdhi pas ushtrimeve të vazhdueshme dhe dëshires për suksese të reja si vrapues i shtigjeve të gjata. Tirroni, anëtar i skuadrës Green Team, nuk ka pushuar së ushtruari as gjatë pandemisë. Këtë garë e përfundoi për 16 minuta e 23 sekonda. Ai la pas vetes atletët Besar Zeka nga Besa Pejës dhe Arlind Morinen nga Malisheva .