Mëtutje në komunikatë Kryesia e klubit Trepça 89 pasi falënderon kryesinë e klubit gjakovar , shtabin teknik , lojtaret ,tifozët ” Kuq e Zi te Jakoves” si dhe gjithë qytetaret e Gjakovës për organizim te ndeshjes, njofton se ka mbajtur takim me tifozët ” Torcida ” dhe se bashku kane marr vendit që në ndeshjen e kthimit të ftohen tifozët ”Kuq e Zi të Jakoves ” dhe gjithe simpatizuesit nga Gjakova në ndeshjen e kthimit Trepca89-Vllaznimi ne stadiumin “Riza Lushta ” dhe ta krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme. “Dëshirojmë që këto organizime të ndeshjeve dhe anime korrekte të jene shembull në të ardhmen për të gjitha klubet e futbollit të Kosoves, sepse vetëm me këto ndeshje mund të kthehet shikueshmëria nëpër stadiumet tona dhe të ecim drejtë futbollit Europian dhe Botëror”, thuhet në fund të kumtese s ë klubit të futbollit Trepca 89.(gjakovapres.info)