Vellaznimi nuk arriti te fitoi tri pike te vlefshme ne loje me Trepcen 89 edhepse pati shume raste shenimi. Ndeshja u mbyll me rezultat te barabarte 1 me 1. Te paret ne minuten e 61-te shenuan mysafiret nga goditja e lire. Golashenues ishte Idrizi,ndersa barazuan gjakovaret permes Nikoliqit.
Me kete ndarje pikesh qe nuk i ka konvenuar as skuadres mysafire qe po lufton per vendin e pare, Vellaznimit i zbehen gjithnje shansat per mbijetese, anipse konkurrentja per renie nga liga, Kosova e Vushtrrise, pesoi ne teren te vet kunder Prishtines.