Wednesday, January 1, 2025
Sporti

Trepca- Vellaznimi lojë e vështirë për gjakovaret

E plotesuar
Vellaznimi ka pesuar 2 me 0 në Mitrovice dhe te dy golat i mori ne pese minutat e fundit. Me kete humbje ndaj TRepces,  “Kuq e zinjt” e kane rrezikuar akoma me teper mbijetesen ne superlige.
 
Janë tejkaluar dilemat dhe paqartësitë mes tetë klubeve dhe Federatës së Futbollist të Kosovës rreth ndryshimeve në komisionet disiplinore. Komiteti Ekzekutiv i federatës ka miratuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarëve të komisionit të garave dhe atij disiplinor. Në krye të Komisionit disiplinor që do të mbikëqyr garat do të jetë Luan Vokshi, përfaqësues i futbollit gjakovarë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen sipas orarit më parë të hartuar. Kështu sot zhvillohet ndeshja e parë e xhirosë së 25 të superligës së futbollit kosovar. Futbollistët e Vëllaznimit të prirë nga trajneri Ekrem Radoniqi udhëtojnë në Mitrovicë për tu takuar me Trepçën. Do të jetë kjo një përballje e vështirë pas tri humbjeve dhe barazimit të fundit në Gjakovë me Driten e Gjilanit dhe për shkak të mungesës së disa lojtarëve standard,  të cilët sot mungojnë për shkak të kartonëve të verdh.  Në takimin e sotëm do të mungojnë Kasapi,
Myrtaj, Bushaj, Kryeziu dhe Meha ndërkohë që në pikëpyetje është edhe paraqitja e kapitenit të  skuadrës, mbrojtësi Robert Gjeraj për shkak të lëndimit të krahut në ndeshjen e fundit.
Megjithë këto vështirësi skuadra “kuq e zi” nuk do të shkojë e dorëzuar, aq më tepër kur epilogu pozitiv i kësaj ndeshje  do të mbante ende gjallë shpresat e mbijetesës në superligë.
Ndeshja Trepça- Vëllaznimi luhet në stadiumin Riza Lushta dhe  fillon në orën 15.00. Do të transmetohet në kanalin televiziv  Supersport -1.