Gjakovapress

Tryeza:Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore

UNFPA BAshkesia IslameMe organizim të Agjensionit të Kombeve të Bashkuara kundër Dhunës Gjinore dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, të enjten  në Gjakovë është mbajtur tryezë shkencore me temën “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore”.

Me fjalët e tyre përshëndetëse në këtë tryezë u paraqiten Visare Mujko – Nimani nga Agjensioni, Agim Koci nënkryetar i komunës dhe Ahmet Efendi Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë. Të tre folësit u shprehën se dhuna në bazë gjinore është plotësisht e patolerueshme prandaj sipas tyre nevojitet ndihma e secilit institucion dhe mekanizëm në parandalimin e kësaj dukurie.

Nga ana tjetër, në aspektin fetar dhe shkencor për këtë temë referuan imami Munir Efendi Salkurti dhe teologia Besa Ismaili. Të dy këta konstatuan se feja islame përveç se e ndalon ajo edhe e dënon ashpër dhunën në baza gjinore dhe këtë e dëshmuan edhe më thënie kuranore, në të cilat njeriu konsiderohet plotësisht i barabartë pa marrë parasysh përkatësinë gjinore. Imami Salkurti shtoi se islami është fe e pastër dhe këtë nuk mund ta ndotë as ndonjë veprim i ndonjë njeriu që ka emër mysliman.

Exit mobile version