Wednesday, April 10, 2024
Gjakova Presss

Turizem : MIRËSEVINI NË GJAKOVË, shkëputur nga numri më i ri i revistes Gjakovapress

Për shkak të pandemisë Covid 19 edhe fusha e turizmit ka pësuar.Numri i vizitorëve turistik ka pësuar rënie, ndërkohë që viteve të shkuara mesatarisht nga 8 deri në 10 mijë vizitor kanë pasur mundësinë të përjetojnë mirëseardhjen në Gjakovë me trashëgiminë kulturore e historike.

Poqese vetëm një ditë përjetoni kënaqësinë e vizitës dhe   qëndrimit në Gjakovë, do të hetoni të vecantat e një qyteti që frymon me një  kulturë të gjërë, muzikë e humor bashkë   me shpirtin mikëpritës të banorëve të saj. Gjakova është qytet në Republikën e Kosovës,  që gërsheton historinë e vjetër dhe moderne, me arkitekturën e Carshisë së Vjetër, ndër më të mëdhatë në Ballkan ku u zhvillua zejtaria, urat me shumë harqe dhe legjenda… Gjakova është qytet i  tokës pjellore të atdhetarëve, intelektualve, politikanëve, artistëve,  sportistëve… qytet i shumë traditave me trashëgimi shpirtërore e  që ka ruajtur lidhjet e ngushta me Shkodrën dhe Shqipërinë.

Qyteti I Gjakovës është atraktiv për tu vizituar në të gjitha stinët e vitit falë numrit të madh të monumenteve të trashëgimisë kulturore e historike. Falë lumenjëve të shumtë dhe liqenit të Radoniqit, që kanë ujë të pastër dhe rërë natyrale bashkë me pishinat e hapura, gjatë stinës së verës, shumë vizitorë përjetojnë kënaqësitë e plazhit e rrezitjes.  Gjatë verës mbahen edhe shumë manifestime tradicionale: Mitingu I Poezisë,  garat tradicionale të kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë, Festivali i këngës për fëmijë, manifestimi “Sofra gjakovare”  si dhe shumë aktivitete tjera kulturore e sportive. Tradicionalisht gjatë verës mbahen edhe dasmat tradicionale të Gjakovës të cilat karakterizohen me mënyrën e organizimit, ritet dhe muzikën e kuzhinën e pasur.

Ferdinand Kolaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik: Kemi investuar me qëllim të krijimit të parakushteve për një turizëm të mirëfillt. Kemi investuar në Urën e Tabakëve në e Urën e Terzive, Kanionin e  Drinit  tek Ura e Fshejtë . Pastaj  tek shpella e Kusarit. Me krijimin e kushteve për çasje më të lehtë tek Shpella kemi mundësuar që në vitin 2020 të vijnë vizitor të shumtë nga  krejt Kosova.  Janë disa pika ku kemi investuar dhe këtë vit jemi duke investuar në turizëm dhe jemi në përfundim të këtyre projekteve kështu që janë bërë disa vende vetëm në pjesën e turizmit që janë shumë të bukura.

Ne kemi paraparë që të investojmë në fushën e turizmit rreth 200 mij euro ku përfshihet në projekt Shpella e Qirave pastaj është shtegu për ecje dhe biçiklizmi duke filluar nga Shkugëza deri në Devë, pastaj e kemi shtegun tjetër Çabrat-Jahoc dhe kemi disa projekte tjera ndriçimi i shpellës së Kusarit dhe projektet tjera që janë paraparë për vitin 2020 të cilat janë në realizim e sipër.

Dalon Kulludra, Zyra e Turizmit në Gjakovë: Gjatë këtij viti jemi duke investuar edhe në hapjen e shtigjeve për ecje edhe tek shpella e qirave në fshatin Gërçin. Poashtu duhet të përmendim zonën atraktive për turist që është edhe Maja e kunorës . Poashtu komuna ka investuar edhe në rregullimin e pjesës së vjetër të qytetit, kryesisht në shtrimin e kubëzave dhe rregullimit të ndricmit të asaj pjese. Ne,  si zyrë e Turizmit,  që punon në kuadër të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik,  gjatë këtij viti jemi duke u munduar  për një promovim,  ku aktualisht jemi duke punuar  për një paketë promovuese, ku do të  përfshihet  një hartë, një broshurë dhe një video promovuese….(shkrimin e plotë mundë ta gjeni në numrin nmë të ri Gjakovapress141-online)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *