
Në Gjakovë për tri netë u mbajt festivali “Festa e sofrës” me muzikë popullore e qytetare gjakovare si dhe pije e ushqime tradicionale. Ky festival zgjoi intersim tek qytetarët të cilët nën tingujt e muzikës kaluan orë të bukura verore në pjesën e vjetër të qytetit. Festivali, u përcoll edhe me kinemanë verore përkatsisht shfaqjen e filmave dokumentare që kanë të bëjnë më trashëgiminë kulturore. Në Festën e sofres, që u mbajt në Lamen e Drithit në Qarshinë e madhe, mbrëmë u prezantuan këngëtarë të rinjë të muzikës popullore dhe rok muzikës .