Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

U mbajt Festivali tradicional Lyra fest 12”

lyra fest

Të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi është mbajtur Festivali i këngës për fëmijë “Lyra fest 2012” ku interpretuan 16 këngë të të reja të  kompozitorëve dhe solistëve nga shumë troje shqiptare.

Festivali i sivjetmë është mbajtur në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pikërisht kënga me këtë titull  e kompozuar nga Butrint Bicurri dhe e interpretuar nga  Arba dhe Blin Bicurri mori çmimin e parë të jurisë. Vendi i dytë i takojë Detar Këpuskës për interpretimin e këngës “Qytetin tim e dua” kompozuar nga bekim Këpuska,  kurse vendi i tretë  Erika Sinanit për interpretimin e këngës së Menan Kiserit “Këngë për nënën”.

Çmimi i  publikut Lyra fest  i takoi  solistes  Altina Xharra e cla interpretoi këngën me titull “Njëmijë zilka të tringëllojnë” të Ruzhdi Sadikut.
U ndan edhe çmimet tjera. Radio Gjakova ndau çmimin për këngën më të pëlqyer në anketën e zhvilluar në emisionet e fëmijëve dhe ky i takoj  Yll Gexhes, ndërsa çmimi i Kuvendit të Komunës iu nda  Diellza Lleshit. Për paraqitje më të mirë u shpërblye  Art Partolla, Solisti më i mirë – Eris Regjepi dhe  Debutanti më i mirë – Bora Elshani.