Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ujesjellesi i Gjakoves i ofron ujë Gjilanit

KRU “Gjakova” shprehet solidare për gjithë banorët e Kosovës që kanë vështirësi me furnizimin me ujë të pijes. Përmes një njohtimi ka ndarë shqetësimin për gjendjen e krijuar me mungesen e ujit të pijes  në regjionin e Gjilanit dhe ka ofruar gadishmërinë për ndihmë.

“Jemi të gatshëm të japim kontributin në çfarëdo forme që kemi  për të mbuluar nevojat e konsumatorëve të Gjilanit. KRU “Gjakova” ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra në sekondë  ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët tanë. Por qështja mbetet te transporti pasi KRU”Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.” ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova,  Ismet Ahmeti.  KRU “Gjakova” ka ftuar  kompanitë që posedojnë Autobote të vijnë të furnizohen në Gjakovë dhe bashkarisht të ju dalim në ndihmë banorëve të Gjilanit.