Uji pijes për 0.01 euro më i shtrenjtë
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” bënë me dije konsumatorët se Zyra Rregullatore për Ujë dhe Kanalizim e cila është kompetente për përcaktimin e tarifave të shërbimit ndaj konsumatorëve për shërbimet e ofruara ka aprovuar tarifat e reja të cilat do të jenë të zbatueshme për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2015. Ngritja e tarifave volumetrike të shërbimeve publike të ujit për nga 0.01 euro për një meter kubë ujë do ti ngarkojë faturat e shërbimeve të ujit që ofrohen nga Radoniqi.
Janë dhënë edhe çmimet e reja për kyçje 20 euro dhe rikyqje 20 euro në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa gjoba për mos riparim të rrjedhës së ujit në objektin e konsumatorit është 100 euro.
Në njoftimin e Zyres Rregullatore në Prishtinë thuhet se ngritja e tarifave volumetrike për pesë kompanitë e Kosovës, për vitin 2015 mund ti atribuohet ngritjes së shpenzimeve të drejtpërdrejta të operimit, pasi që ka pas ngritje të tarifës së energjisë elektrike dy herë radhazi gjatë vitit 2014.
Edhe një njohtim nga Radoniqi
K.U.R. “ Radoniqi “ njofton konsumatorët e saj se nga 1 janari në ndërtesat kolektive nuk do të kryhet pagesa me para kesh por pagesat për shërbimet e ujit dhe kanalizimit do të kryhen në zyret e Kompanisë apo në pikat e shitjes të destinuara për ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve -pa ndalje provizioni.