Tuesday, April 1, 2025
Lajme

Ulëset e reja dhe shportat e mbeturinave në parkun e qytetit

Parku kryesor i qytetit para Pallatit të Kulturës, po merrë pamje të re, pasi aty po vendosen ulëse të reja dhe shporta mbeturinash që do të zëvendësojnë ulëset e vjetra,  disa  prej cilave ishin dëmtuar. Nga Drejtoria për Shërbime Publike, është bërë e ditur se në këtë park do të vendosen 14 ulëse. Ndërsa gjashtë ulëse të reja janë  vendosur edhe në parkun në lagjen Orize,  që gjendet pas objekteve të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe çerdhes Ganimete Terbeshi. Sa i përket  rregullimit të parqeve, ndërkohë  në ditët e fundit  në parqe  në disa pjesë të  Gjakovës janë mbjellur edhe fidane të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *