“Të martën do të fillojmë vitin e ri akademik por puna do të stabilizohet brenda disa ditëve” tha shkurt Buza duke përgëzuar studentët për fillim të mbarë dhe suksese në studime në Universitetin Publik të Gjakovës.
Sipas tij mësimet do të ndiqen në tri objekte shkollore, në keto dy ekzistuese : Ish SHLP”Bajram Curri” dhe objekti i ri në “Çabrat” si dhe në hapësirat e Shkollës së Mesme Teknike”Nexhmedin Nixha” pasi këtu të përfundojnë punimet rreth renovimit..
Për dallim nga viti i kaluar nuk është përfshirë programi i Fakultetit të Shkencave matematiko natyrore- drejtimi Kimi Arsimore.
Buza ka njoftuar se po bëhen edhe përgatitjet për plotësimin e kuadrit. “Konkursi intern për angazhimin e personelit akademik për semestrin e parë në Universitetin Publik të Gjakovës për Fakultetet Mjekësi, Edukim dhe Filologjik është shpallur me datën 30 shtator dhe zgjat deri më 4 tetor 2013, ” theksoi Buza duke kujtuar se të interesuarit dokumentet mund t’i dorëzojnë në shërbimin e administratës së Universitetit Publik të Gjakovës në objektin e ish SHLP-së.