Shkëlqimi po i kthehet gradualisht njërit nga monumentet identifikues të trashëgimisë kulturore dhe historike të Gjakovës. Të mërkurën zyrtarisht, është përuruar projekti për revitalizimin e Urës së Tabakut . Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtorë dhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të lartë të Zyrës së BE-së dhe UNDP-së në Kosovë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe banorë të Gjakovës.
Ky projekt është realizuar nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim –UNDP, përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet dhe komuna e Gjakovës. Punimet në këtë urë të shekullit të 18–të filluan në korrik dhe vazhduan përgjatë katër muajve gjatë të cilave u kryen një numër punimesh përfshirë ndërtimin e promenadës dhe shëtitoreve, elektrifikimin dhe vizatimin e muraleve.
Pas Urës së Terzive, tani edhe ky objekt i trashëgimisë kulturore është në dispozicion të të gjithë vizitorëve