Wednesday, January 1, 2025
Lajme

 Urimi i Komunës së Gjakovës për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Me rastin e Ditës së paqes komuna e Gjakovës ka uruar  duke theksuar  se 12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot dhe përjetësisht i falënderohemi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj. Poashtu, ju përulemi gjithmonë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot.”, thuhet në urimin e Komunës së Gjakovës.

Ndërkaq në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të  Ditës se Çlirimit te Gjakovës, të dielën, me date 14 Qershor 2020, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe dhe do të  vendosin kurora me lule  tek    Lapidari “Shokët e Lirisë” në qendër te qytetit, pastaj te Varrezat e Dëshmorëve dhe Martireve në varrezave te qytetit, për të vazhduar me homazhet tek  Varrezat e Martirëve në Meje, në  Kompeksin e  Martirëve në Çabrat si dhe tek shtatorja e Heroit Agron Rama. Homazhet fillojnë nga ora 10:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *