Friday, March 29, 2024
Gjakova Presss

Vajzat e dominojnë muajin Prill, një lindje më shumë se Marsi, që ishte muaj i djemve!

Gjatë muajit Prill në këtij muaji në repartin e lindjeve në Spitalin Isa Grezda  kanë lindur 135 foshnje, prej tyre 64 djem e 71 vajza. Pra, muaji Prill ka kaluar në shenjë të rritjes së numrit të vajzave të porsalindura. Nga ky numër, lindje me prerje cezariane kanë qenë 40.

Numri I lindjeve në muajin Prill ishte për një foshnje më shumë se muaji paraprak, kur kishin lindur 134 foshnja dhe kur kishte më shumë djem 70. Djem e vajza njëjtë,  kanë sjellë gëzim dhe kanë mbushur familjet tona. Gjakova, megjithë telashet me masat mbrojtëse ndaj pandemisë, sikurse në gjithë botën ,  do të rritet në vazhdimësi. Lajmet për lindjet e reja na inkurajojnë,  se jeta edhe në këtë izolim, rrjedhë.

Të porsalindurve iu urojmë shëndet e lumturi në jetë, familjarëve këto ditë do t iu kalojnë në disponim të këndshëm me  ngrohtësinë që sjellin zërat e ëmbël të bebeve, e qytetit krenari, se po rritet me banorët e rinj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *