Thursday, March 28, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Valbona Jetishi- Një mbrëmje artistike për artin e të dukurit

Valbona JetishiPromovimi solemn i një katalogu të qendres së bukurisë, Edona center me stilisten Valbona Jetishi, mbrëme në restaurantin Oita, ka mbledhur në Gjakovë, qindra mysafirë nga bota e artit , modelimit, muzikës dhe të skenës gjithëshqiptare. Për të dëshmuar artin e të dukurit bukur , me Make-Up, prerje dhe stilim flokësh dhe dizajne unike ,  stilistja Jetishi, kishte ftuar për të  pozuar në katalogun e saj emra të njohur të modes dhe muzikës si :Eli Farën, Genta Ismajlin, Gresa Pallasken,pastaj modelet Artnesa Krasniqi, Dorela Buxhovi, Gena Morina, Rreze Kurti, Mimoza Gashi, Rina Abazi e modele tjera që ishin fotografuar nga fotografi Shenoll Zehri.

Valbona Jetishi është stiliste flokësh dhe Artiste për Make – Up e kualifikuar për stilim flokësh dhe make up, me shumë vite eksperiencë.

Ajo tha se, …” Në punën me femra kemi mësuar se sa e rëndësishme është që klienti të duket më së bukuri në çfarëdo rasti të jetë qoftë dasme, event formal apo edhe një e dalë me shoqëri. Na pëlqen të krijojmë ide të reja – unike, dhe besojmë që të gjitha krijimet duhet të tregojnë një histori duke u përshtatur me bukurinë natyrale të femrës.”

Jetishi ka falenderuar gjithë ata që kontribuan për ta pasqyruar punën e qendrës së bukurisë, dhe se, sipas saj ky ka qenë moment më I lumtur që këtë arritje ta ndajë memiqtë e vet.

Ajo ka sqaruar synimet  e qendrës së bukurisë “Edona center” në krijimin e një imazhi atraktiv për femrat e  trajtuara.

“Duke kombinuar imagjinatën me intuitën, aftësia jonë është të krijojmë një imazh që shkon me stilin individual dhe bukurinë natyrale. Kemi punuar në projekte të ndryshme si video muzikore, teatër, me kliente personale dhe pasarela të modës” theksoi zonja Valbona.

Programi promovues u shoqërua me muzikë të interpretuar nga grupi “Latino bend”, ndërkohë që interpretimet e këngëtarëve të njohur në skenën gjithëshqiptare, si: Kastriot Tusha, Eli Fara, Genta Ismajli, Shkelzen dhe Korab Jetishi e të tjerë , e bënë një mbrëmje artistike që rrallë përjetohet.(gjakovapress.info)