Meterologët thonë se mot me diell dhe me vranësira të çrregullta do të na shoqërojnë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Të dielën vende-vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit, kështu që rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje të lehta duke i ruajtur vlerat e normales.
Derisa këto temperature për dike janë të bezdishme, ato janë normale për këtë periudhë të vitit, ndërsa janë të domosdoshme për prodhimtarinë bujqësore në tërsi e në vecanti për grurin, që është në fazën e pjekjes.