Friday, April 5, 2024
Lajme

Vashat basketbolliste të Vëllaznimit edhe një fitore për Festën e Flamurit

Për festen e Flamurit, KBF Vëllaznimi sot ngriti ngjyrat kuq e zi, edhe me një fitore të radhës në elitën e basketbollit kosovar.  

KBF Vëllaznimi 83 – 75 KBF Prishtina Home.

Vajzat tona luftuan për çdo top, dhe arriten rezultatin pozitiv duke numëruar 6 fitore dhe 1 humbje.

Më të dalluarat ishin dy përforcimet, baasketbollistet amerikane me statistika dyshifore: Raven Northcross Baker 37 pikë, 12 vjedhje topash, Sarah MgBeike 16 pikë, 18 kërcime dhe  kapitenia e ekipit, Rina Hoda me 15 pikë të shënuara.

Përmes shkrimit në FB, Kryesia e klubit u ka uruar vajzave edhe qytetit të Gjakovës fitoren dhe festën e 28 Nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *