Thursday, April 25, 2024
Sporti

Vashat e kb Vëllaznimi rikthejnë famën në arenën kosovare të basketbollit

Vashat basketboliste të Vëllaznimit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Superligës së basketbollit të Kosovës kanë arritur fitore. Bile kanë mposhtur në kryeqender edhe Prishtinën , skuadrën cilësore me traditë.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini,priti në kabinetin e tij delegacionin e vashave basketboliste dhe iu tha se është  krenar me vajzat e Klubit të Basketbollit “Vëllaznimi” dhe i gatshëm për të vazhduar përpjekjet për të përkrahur këtë klub!

Gjatë një takimi me trajnerin e KB “Vëllaznimi”, Pal Syla, lojtaret Sarah Mgbike, Raven Baker dhe Rina Hoda, Kryetari Gjini i uroi për fitoren e madhe ndaj Prishtinës në xhiron e dytë të Superligës dhe për të gjitha triumfet e tyre.

 “Unë dhe padyshim e gjithë Gjakova jemi krenar me ju. Sukseset që po tregoni në lojë na motivojnë të vazhdojmë përpjekjet për të ju mbështetur si klub. Uroj që të vazhdoni angazhimin për fitore të tjera” tha ndër të tjera ai.

Trajneri Syla u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Gjini për mbështetjen e vazhdueshme, ndërkohë që tha se një gjë e tillë ju duhet edhe më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *