Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Vashat e KF Jakova mposhtin Intelektualet e Gjilanit 10:2

Vashat futbolliste të Jakovës e kanë nisur, mbarë edicionin e ri të Superligës së futbollit të Kosovës. Në teren të vet, sot mposhten skuadrën Intelektualet nga Gjilani me rezultat të thellë 10:2. Golashënuese ishin Anjeza Berisha 4, Erblina Berisha 3, Rinesa Spahiu 2 dhe Argnesa Gashi 1.

Golashënuesja më efikase e Jakoves, Anjeza tha se kjo fitore e thellë u arrit në saje të angazhimit të gjitha futbolisteve.

“Ishte një lojë kolektive që solli suksesin. Ne do të vazhdojmë me lojë të mira”, ka thënë ajo.

Ndërkaq Kryetrajneri, Naim Kameri u shprehë I lumtur për këtë fitore e cila, do t I motivoi vajzat për ndeshjet e ardhëshme. Kameri ka thënë se, anipse në rrethana të vështirësuara, për shkak të Covid 19, ekipi me disa përforcime dhe me përgatitje solide, do të synoi pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

“Synimet tona janë që nga ndeshja në ndeshje të tregojmë angazhim dhe mobilizim të madh. Dëshirojmë të jemi pjesë e garave ndërkombëtare. Vendi I dytë në tabelën klasifikuese, dërgon skuadrën në garën ndërkombëtare. Ne këtë e synojmë”, ka deklaruar Kameri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *