Wednesday, April 3, 2024
Të përgjithshme

Vashat futbolliste të Becit, të parat

Ekipi i vashave të futbollit të shkollës së mesme të ulët “Ahmet Rrustemi” nga Beci është shpallur fitues i turneut në futboll që  është organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. Në finale, këtë  fundjavë,   ato kanë mposhtur ekipin e  shkollës  “Habib Rexha” nga Malisheva, me rezultat 2:0. Ky turne është organizuar në kuadër të   edicionit  të dytë i projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” që mbahet në partneritet me UEFA-në e FIFA-në dhe më mbështetje të Komunave dhe Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike.

Motoja e këtij projekti ka qenë ‘Ti mund ta bësh’.

Sipas përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës,  qëllimi i parë i këtij projekti është ngritja e vetëdijes  që femrat të jenë pjesë aktive në futboll dhe në të gjitha sferat e jetës, derisa qëllimi i dytë është që t’u japin mundësi trajnerëve të klubeve  të  qyteteve  që të rekrutojnë sa më shumë vajza në futbollin e organizuar”. FFK u përkujdes që në turneun final të gjitha ekipet të shpërblehen me uniforma me ngjyra të ndryshme, si dhe me nga 6 topa futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *