Vashat hendbolliste të Vëllaznimit shokojnë Prishtinën, djemt pësojnë në Mitrovicë
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në kryeqytet, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me rezultatin 31:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës.
Është kjo fitorja më e madhe e Vëllaznimit në vitet e fundit. Fitorja pritet t’i shërbejë si motivim skuadrës gjakovare për të kërkuar rezultate të mira në këtë kampionat. Ndërkohë Prishtina e ka kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta në Superligë.
Ndeshje e fortë është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve janë takuar dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi.
Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35:31. Vendasit patën mbyllje më të mirë të ndeshjet dhe ndalën pikët. Por skuadra gjakovare ka treguar nivel dhe ka shpalosur synime për edicion të suksesshëm, thuhet në njohtimin e Federates.