Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vazhdojnë koncertet solistike të nxënësve të “Prenk Jakovës”

Në sallën koncertale të shkollës së muzikës të martën në mbrëmje u mbajt Koncert  recital për piano nga nxënësi i kësaj shkolle Gent Kumnova nga  klasa e Prof. Nezahate Shala,  drejtimi instrumental. Genti me këtë rast interpretoi vepra të kompozitorëve të njohur botëror : J. S.Bach, L.V Betoven, F. Chopin, F.Liszt e tjerë. U pëlqye mjaft edhe interpretimi bashkë me kuartetin Dalvin Mamusha, Rron Bakalli,Vesa Doli dhe Kaltrina Berisha. Koncerti solistik I Gent Kumnovës u përmbyll me një vepër të Bahut përcjellur nga Orkestra e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk jakova” nën dirigjimin e Pëllumb Vules.

Ky ishte  edhe koncerti i fundit për këtë nxënës si pjesë e kësaj shkolle, pasi që këtë vit ai kreu edhe shkollimin e mesëm, ndërsa duartrokitjet e marra nga publiku janë dhurata më e mirë për arritjet në këtë shkollë .