Gjakovapress

Vazhdon aktiviteti i shoqatës Gjakovë-Basel

Basel Gjakove- MimozaE shtunë pasdite në fushën Gudeldinger. Koha është e vranët, ish „epIpso“ është mbyllur. Po për këtë në Gundeldinger nuk është pa gjallëri. Në hollin Launchlabs mbahej pikërisht „Mitingu Gjakovë – Basel 2015“.

Gjakova është një qyet në jugperëndim të Kosovës , përafërsisht sa gjysma e Basel-it.Takimi është një kombinim mes mahabetit të kafesë, mitingut dhe një platforme ndërlidhëse. Dhe, edhe numri i pjesëmarrësve është i mirë. Në skenë është pikërisht prefektja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila. Hapësira e shikuesve është plotësisht e zënë. Vetëm falë altoparlantëve ajo mund të kuptohet, sepse në pjesën e fundme të hollit, aty ku shërbehet me kafe dhe ëmbëlsira, diskutohet vrullshëm. Në katin e parë të ndërtesës nxënësit i bëjnë selfi vetes sëtyre dhe instrumenteve muzikore; në katin e parë të sipërm të hapësirës “Chill-Out” gjëmojnë zërat e fëmijëve. Gati e harrova edhe bokserin Arnold Gjergjaj alias „Cobra“.

Qe dhjetë vjet i angazhuar për Kosovën

„Nëse nuk e dini se ku gjendet Kosova, jeni pikërisht në shoqërinë e duhur“, më përshëndet kryetari i shoqatës Gjakovë – Basel, Georg Fankhauser. Mban një kufje dhe mezi ka pak kohë, sepse menjëherë duhet ta prezentojë folësin tjetër.

Fankhauser angazhohet qe dhjetë vjet për bashkëpunimin zvicerano-kosovar. Ekonomisti ishte për herë të parë para dhjetë vitesh në Kosovë. Bashkëshortja e tij, Dorothea Fankhauser, shpërndante ndihma humanitare për një kopsht fëmijësh në Drenas. Ai njohu atëherë gra, burrat e të cilave ishin mbytur në masakra dhe fëmijë, të cilët nuk shkonin në shkollë, sepse ju mungonin paratë për të udhëtuar me autobus. „Kushtet e jetës ishin ekstermisht të vështira“, thotë ai. „Mungonte çdo gjë“. Si pasojë e papunësisë së lartë shumë kosovarëve ju mungonte çdo lloj perpektive. Kështu ia filloi ai të angazhohej.

Ndërkohë Kosova është bërë pikërëndesa e tij e dytë. Qe dy vite është pensionuar dhe mund t’i përkushtohet shoqatës. „ Kjo bëhet mu në këtë moshë, apo jo“, pyet ai në mënyrë retorike.

„Gjendja e informimit në çështjen e Kosovës është tepër e varfër“

Tek angazhimi humanitar erdhi në vitin 2007 në bashkëpunimin me Shkollën e Muzikës në Gjakovë , më 2013 me krijimin e Fondit Pirolo dhe kulminacioni i deritashëm është pjesëmarrja në Takimin „Culturescapes“ në Basel. Proejktet e tjera në fusha të tjera priten në të ardhmen.

„Në Zvicër gjendja e informimit për çështjen e Kosovës është mëse e varfër“, ankohet Fankhauser. Sepse, sipas fjalëve të tij, 200‘000 kosovarë në Zvicër u janë nënshtruar paragjykimeve të shumta, të cilat ai pak mund t’i kuptojë. „Kush dëshiron t’i rishikojë stereotipet e veta, le të udhëtojë në Kosovë“.

Fankhauser dëshiron t’i kurajojë sa më shumë zviceranë që të merren me Kosovën. „Kosova është e njohur si shtet, por në fakt e panjohur“, thotë ai. « Mitingu Gjakovë – Basel » është hapi i parë për të dalë nga kjo gjendje. Ai do të duhej të mbahej çdo vit dhe të kontribojë në krijimin e proejekteve mes Basel-it dhe Gjakovës.

albinfo.ch

Exit mobile version