Monday, December 30, 2024
Sporti

Vedat Krasniqi , kampioni i Ures së Fshenjtë, nënkampion në Slloveni

Kampioni i kërcimeve atraktive në ujë  nga Ura e Fshenjtë, Vedat Krasniqi me kërcimin e bukur në garat ndërkombëtare të mbajtura të shtunën në Maribor të Sllovenisë, ka zënë vendin e dytë duke befasuar kërcyesit slloven, serb, malazez, gjermanët etj…

Një sukses i madh për djaloshin nga Kosova. Federata e Notit e Kosovës mburret me suksesin e  Krasniqit.

“Sportisti ynë Vedat Krasniqi ka marr pjesë në kërcimet në ujë nga ura e vjetër mbi lumin Drava në Maribor të Sllovenisë nga lartësia 17 metra dhe u stolis me medalje të argjendtë. 

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin sportist nga shtetet si: Sllovenia, Gjermania, Danimarka, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Austria.

E urojme Vedatin për suksesin e arritur”, shkruan në faqen e Federatës së Notit të Kosovës.

Gazeta Slovene Vecer.com ka shkruar se, “Ishin plot 11 heronj që sot u hodhën 15 metra nga ura e vjetër në Drava, jo vetëm vendas, por edhe të huaj, të cilët nga i pari tek i fundit pranuan se kërcimi nga ura në lumë është që të lë pa frymë për një vëzhgues të zakonshëm një filxhan i tejmbushur me adrenalinë për ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *