Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vedat Krasniqi, rrëmben vendin e parë në Kërcimet dallëndyshe nga Ura e Fshenjt

Vedat Krasniqii, kampion i kërcimeve nga Ura e Fshenjt 2019

Kanioni I Drinit të bardhë tek Ura e Fshenjt të dielën ishte qendër  takimi për shumë garues e adhurues të kërcimeve atraktive nga lartësitë, të ujit e notit, diellit e muzikës dhe natyrës së bukur që ofron kjo zonë

Garën e hapi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e konsideroi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme për qytetin që ai e udhëheq dhe tërë Kosovën.

Pjesë e hapjes së kësaj gare ishte dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, e cila tha se kjo garë është më atraktive në Kosovë dhe se do të vazhdojnë ta përkrahin financiarisht.

Kërcimet  u zhvilluan nga kërcimorja 13 metershe dhe nga Ura e lartë mbi 18metra në dy disiplina: në këmbë dhe në stilin dallëndyshe.

Me 60 poenë maksimal që I ndau juria, fitues I vendit të parë në stilin dallëndyshe u shpall I riu nga Xërxa e Rahovecit, Vedat Krasniqi. Pos poenëve maksimal të jurisë, Vedati mori duartrokitje të gjata nga shikuesit.

“Kjo është kënaqësia ime më e madhe. Kur të vlerëson publiku. Për këtë unë jam I lumtur”, tha pas garës Krasniqi, 21 vjeçar

Fituesit e gares “Kërcim dallëndyshe” me kryetarin e komunës Ardian Gjini i cili ndau mirënjohje, kupa dhe medalje

Vendi I dytë I takoi Nderim Currit, ndërsa I treti Nasib Krasniqit..

Atraksion të vërtetë paraqiten edhe kërcimet  akrobatike të Flurid Gashit, Berat Mejzinit dhe Tomor Muses. Ndërkaq e vetmja kërcyese shqiptare që ka sprovuar veten jo vetëm nga Ura e shenjt por edhe nga Ura e Mostarit, Gongje Gjiha-Basha pas shumë vitesh bëri një kërcim të shkëlqyeshëm  nga lartësia 10 metra në nderim të gjithë veteranëve të kërcimeve në ujë. Gongjja ka porositur vajzat që ti bashkohen kësaj gare duke qenë pjesë e kërcimeve nga Ura e Fshenjt.

Pjesëmarrësit e garave dhe organizatorët

Organizatori ndau kupa e mirënjohje ndërsa fituesi mori edhe 500 euro shpërblim.

Sipas klubit Brigde Divers, që ishte organizator, ky ishte viti I 69 I organizimit të këtyre garave.