Monday, September 2, 2024
Sporti

Vedat Krasniqi triumfon në garat e kërcimeve nga Ura e Fshenjtë

Brigjet e lumit Drini i bardhë tek Ura e Fshenjtë sot ishin epiqendra e garave tradicionale të kërcimeve në ujë. Tradicionalisht kjo ditë është shfrytëzuar për një vikend të këndshëm veror, ku dielli, uji dhe atraksioni i kërcyesve bëhen bashkë për një të diele që shënohet një herë në vit. Për herë të 74, kërcyesit në stilin dallëndyshe dhe në këmbë  kërcyen për të fituar epitetin e kampionëve. Fituesi  sivjetëm në stilin dallëndyshe është Vedat Krasniqi I cili mblodhi pike maksimale nga juria dhe çmimin prej 600 euro. Vendi i dytë iu nda Florid Gashit ndërsa i treti i takoi Shkëlzen Goqit.

Në stilin dallëndyshe nga kërcimorja 10 metra fitues doli Astrit Berisha kurse kërcim në këmbë nga Ura në lartësi 20 metra, në vendin e parë doli Berat Krasniqi.

Garat i organizon klubi “Kërcyesit e  Urës” me mbështetjen e Komunës së Gjakovës.

Gjakova është e njohur si qytet përveç tjerash edhe për garat e kërcimeve në uj nga Ura e Fshenjtë.  Çdo vjet në muajt e nxehtë të verës organizohen garat atraktive të kërcimeve që mbledhin mijëra e mijëra adhurues të notit nga e gjithë Kosova. Dita e garave shndërrohet edhe në festë të veçantë pushimi e rekreacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *