Vëllaznimi dënohet me një ndeshje pa publikun
Pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll, ndërmjet Vëllaznimit e Flamurtarit që të dielën e kaluar u zhvillua në Gjakovë dhe e cila u ndërpre në minutën e 93-të, sot (e premte) Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet përkatëse. Ky komision ka vendos që për shkak të lëshimeve në organizimin e kësaj ndeshje ta ndëshkoi klubin e Vëllaznimit me zhvillimin e një ndeshjeje pa prezencën e shikuesve. Kështu, ndeshja e javës së 22-të Vëllaznimi-Ramiz Sadiku që është në program të dielën e ardhshme me 16 prill, do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.
Ky komision po ashtu ka vendos që futbollisti i Flamurtarit Fidan Hasani i cili ia theu këmbën lojtarit të Vëllaznimit, Drilon Nuza, të dënohet me dy ndeshje moslojë.