Vëllaznimi e mbyll kampionatin me humbje 1: 3 ndaj Beses
Vëllaznimi kampionatin e superligës së futbollit të Kosovës e ka mbyllur me humbje në teren të vet në lojë me Besën e Pejës 1 me 3 me golin e vetëm të Ermir Nikoliqit dhe tri të pësuara nga Mark Milicaj i Besës. Ishte një lojë monotone dhe pa ndonjë motiv angazhues, pasiqë radhitja tabelare e skuadres gjakovare qonte në ndeshjen e barazhit.
Kështu, Vëllaznimi me shumë halle financiare e mospajtime, posacërisht në fund të kampionatit në relacionin: shtabi teknik e futbollistët në njeren anë dhe kryesisë së klubit në anën tjetër, arriti që brenda këtij kampionati, ku u zhvilluan 33 ndeshje të shënoi 8 fitore dhe 10 barazime duke mbledhë 34 pikë që nuk mjaftuan për të siguruar ekzistencën.
Vëllaznimi të enjten në Mitrovicë do të luaj me Gjilanin për të siguruar vend në elitën e futbollit kosovar edhe në edicionin e ardhshëm.