Vëllaznimi edhe një humbje në teren të vet me Trepcën 89, 0:1
Vëllaznimit, pos tjerash në ndeshjen e xhirosë së nëntë të Superligës së Futbollit të Kosovës, që u zhvillua të mërkurën, I mungoi edhe fati. Gjergj Bushaj në minutën e 20” goditi shtyllën ndërsa në pjesëlojën e dytë edhe Krenar Vokshi nuk u gjend mirë para portierit Mangjolli edhepse ishte ballë përballë me te. Shnenimi i nje goli sigurisht se do te ndikonte ne rrjdhen e lojes. Ndryshe, gjakovarët rastin më të mirë të shënimit e patën në fundin e takimit, kur pas një gabimi të Enis Manxhollit, topi qëlloi vetëm shtyllën e portës së këtij të fundit.
Kështu Trepça ’89 ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në përballje me Vëllaznimin në Gjakovë dhe ta sjell klubin “Kuq e zi” në një krizë të rezultatave. Nga tri ndeshje të fundit, dy prej të cilave në teren të vet, Vëllaznimi ka arkëtuar një pikë!
Shumëkush ka pritur që sot Vëllaznimi të bëjë rikthesë në rezultate, por raportet në fushë treguan se mitrovicasit kishin një skuadër shumë më cilësore dhe më vetmohuese. Për këtë anagzhim mitrovicasit triumfuan 1:0 kundër gjakovarëve, falë golit të vetëm të shënuar nga Blerand Kurtishaj. Ky i fundit shënoi në minutën e 65-të pas asistimit fantastik që mori nga krahu i djathtë.
Mysafirët kanë mundur të shënojnë edhe në dy raste tjera, por ishte portieri I shkëlqyeshëm Altik Muhaxheri që shpëtoi porten e skuadrës.
Trepça ’89 që nga Gjakova u percoll me duatrokitje, ka tani 16 pikë në renditje, duke barazuar Feronikelin, teksa Vëllaznimi ka 10 sosh. Në takimin e radhës, që zhvillohet me 15 tetor(e mërkurë) Vëllaznimi përseri luan në teren të vet, por tash me Trepçën